Maqedonia
Parlamenti Evropian mbështet ndarjen e 100 milionë eurove për RMV-në
Eurodeputetët votuan për dhënien e 100 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare. Anëtarët e Komisionit për Tregti Ndërkombëtare sot kanë përkrahur propozimin e Komisionit Evropian, me të cilin së shpejti do të vihen në dispozicion mjetet nga ky instrument, njofton Qeveria, përcjell albinfo.ch.
Pastaj pason nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, pas së cilës mjetet nga ky instrument do të jenë në dispozicion në dy transhe, shtuan nga ekzekutivi.
Ndihma makrofinanciare kushtëzohet nga mirëqeverisja dhe menaxhimi i financave publike, gjegjësisht vetë instrumenti lidhet me zbatimin e politikave që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave publike, sistemin tatimor, partneritetin publiko-privat, përmirësimin e mjedisit të biznesit,transparencën fiskale, transparencën në shpërndarjen e fondeve të ndihmës shtetërore, efikasitetin energjetik, reformat në drejtësi, si dhe luftën kundër korrupsionit. Është marrë parasysh Instrumenti për kujdes dhe likuiditet, të cilin Ministria e Financave e ka dhënë vitin e kaluar përmes FMN-së dhe që Fondi e ka vetëm me vende me baza të shëndosha ekonomike.
Qeveria, siç thuhet në njoftim, mirëpret miratimin e ndihmës makrofinanciare për vendin tonë, e cila është një tjetër nga shembujt e shumtë të partneritetit që kemi me BE-në dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj nesh.
“Angazhimi i Qeverisë sonë për zbatimin e reformave, pavarësisht disa krizave të njëpasnjëshme ekonomike globale në vitet e fundit, është dëshmia më e mirë e përkushtimit në rrugën evropiane dhe dëshirës që e ardhmja jonë të jetë në kuadrin e familjes së madhe europiane”, theksojnë nga Qeveria.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut më 9 mars mori 80 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencë për shtyp theksoi se këto mjete përdoren për mbështetje buxhetore në vend. Euroambasadori në vend, Dejvid Gir, tregoi se kjo mbështetje financiare do t’i ndihmojë qytetarët që të përballen me kërkesat që u shfaqën si pasojë e krizës energjetike.
BE-ja, e cila përveç ndihmës së vazhdueshme financiare për projektet që janë pjesë e agjendës së reformës, Maqedonisë së Veriut i ka dhënë edhe mjete grant për përballim me krizën. Në vitin 2020 gjithashtu edhe Republikës së Maqedonisë së Veriut i është ndarë grant prej 40 milionë eurosh përkrahje buxhetore e drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike të shtetit në përballjen me krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera











