Lajme
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën
Rezoluta u benë thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së, Greqisë, Sllovakisë, Qipros, Rumanisë dhe Spanjës, që ta njohin pavarësinë e Kosovës
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka miratuar një rezolutë për Kosovën të cilin e ka iniciuar europarlamentarja Ulrike Luçack, me të cilën u bëhet rhirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Greqisë, Sllovakisë, Qipros, Rumanisë dhe Spanjës, që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Rezoluta u miratua me 485 vota për dhe 94 kundër.
Lunacek ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian është duke penguar zhvillimin e Kosovës, ndërsa kosovarëve ua krijon ndjenjën se janë qytetarë të klasës së dytë. Rezoluta bën ftesë që të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ndikimi pozitiv i BE-së në Kosovë është dobësuar në vazhdimësi për shkak të mosmarrëveshjeve brenda BE-së”, citon lajmi.net eurodeputeten Lunacek, e cila iu kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë për të përmirësuar efikasitetin, transparencën, përgjegjshmërinë dhe paanshmërinë në gjyqësor.
“Për t’ju përafruar standardeve të Evropës, Kosova duhet të punojnë më shumë që të zgjidhin problemet me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi me tej ajo.
Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitros Kurkulas në emër Këshillit të Ministrave të BE-së, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, ka qenë një rezultat i cili nuk është pritur nga askush.
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule ka vlerësuar se marrëveshja Prishtinë-Beograd, “normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes në terren, veçanërisht në Veri të Kosovës”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?









