Lajme
Parlamenti Evropian voton për anëtarësimin e Kroacisë në BE
Nëse çdo gjë shkon si duhet, më 1 korrik 2013 Kroacia do të bëhet shteti i 28-të i BE-së
564 deputet të Parlanetit Evropian votuan sot në Bruksel për anëtarësimin e Kroacisë në BE, 38 ishin kundër, dhe 32 abstenuan.Parlamenti Evropian ka kërkuar nga autoritetet kroate që të bëjnë edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Parlamenti Evropian kërkoi po ashtu nga Zagrepi që të angazhohen më shumë për nxjerrjen para drejtësisë të krimeve të luftës, të respektimit të rekomandimeve të Gjykatës Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) dhe të inkurajimit të rikthimit në vend të refugjatëve të luftës – veçanërisht të serbëve.
Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor ka deklaruar se qeveria e saj është më meritorja që Kroacia të bëhet anëtare e 28-të e Bashkimit Evropian. Kosor tha se negociatat ishin bllokuar me BE-në, për shkak të mos marrëveshjeve me Slloveninë.
Me votimin e Parlamentit Evropian po kalohet edhe pengesa e fundit juridike para nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit, i parashikuar të bëhet gjatë samitit të drejtuesve evropianë të 8 dhe 9 dhjetorit në Bruksel.
Traktati duhet të ratifikohet menjëherë nga të 27 shtetet anëtare të BE-së. Nëse çdo gjë shkon si duhet, më 1 korrik 2013 Kroacia do të bëhet shteti i 28-të i BE-së.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit














