Lajme
Parlamenti gjerman jep dritën jeshile për rritjen e pagës minimale
Mësohet se Parlamenti gjerman ka dhënë dritën jeshile për rritjen e pagës minimale, njofton albinfo.ch.
Nga 1 tetori paga minimale në Gjermani për një orë pune do të jetë 12 euro.
Sipas ministrit të Punës, Hubertus Hale, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth gjashtë milionë qytetarë.
Legjislacioni pritet të marrë miratimin përfundimtar nga Parlamenti gjerman të premten e ardhshme dhe synon të ndihmojë punëtorët me të ardhura të ulëta që të përballojnë kostot në rritje për ushqimin dhe ngrohjen.
Aktualisht paga minimale në Gjermani është 1621 në muaj, ndër më të lartat në të gjithë Bashkimin Evropian.
Aktualisht paga minimale për orë është 9.82 euro dhe pritet të shkojë në 10.45 euro nga 1 korriku bazuar në rregulloret aktuale në ekonominë më të madhe të kontinentit dhe në 12 eruo më 1 tetor.
Rritja e pagës minimale është një nga premtimet kyç që kancelari Olaf Soltz bëri përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Kjo është një rritje prej gati 15% dhe do të hyjë në fuqi në vjeshtë.
Soltz ka folur prej kohësh në favor të rritjes së pagës për orë në 12 euro, duke e bërë atë një element kyç të fushatës së tij shtatorin e kaluar.
E-Diaspora
-
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë Program kulturor dhe muzikor në Lozanë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës... -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













