Lajme
Parlamenti Evropian kërkon qeveri proevropiane në Kosovë
Parlamenti Evropian e ka miratuar me shumicë të madhe Raportin e raportuese së posaçme për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila pas vendimit tha se "në këtë mënyrë mbahet e hapur edhe perspektiva evropiane" e këtij vendi
Tri dit pas zgjedhjeve, Parlamenti Evropian e ka miratuar me shumicë votash raportin për Kosovën, me të cilin i bën thirrje Prishtinës që të formojë sa më shpejt qeverinë e re me koncept pro evropian. Raporti i PE-së ishte hartuar nga raportuesja e posaçme për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e cila kërkon gjithashtu që të mbahet hapur perspektiva evropiane e Kosovës.
“Në rrugën e saj drejt vendosjes së shtetit juridik, zhvillimit demokratik dhe ekonomik, Kosova ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane. Bllokada politike e muajve të fundit duhet të përfundojë menjëherë”, thotë Lunaçek, e cila kërkon krijimin e shpejtë të një qeverie proevropiane dhe kthimin tek një politikë konstruktive që synon zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës.
Parlamenti Evropian e ka miratuar raportin me një shumicë të madhe: 474 për, 134 kundër dhe 64 abstenime.
Lunaçek pas këtij vendimi kumtoi se “qeveria dhe Parlamenti i ri në Kosovë duhet të plotësojnë edhe dy kërkesat e fundit për liberalizimin e vizave”.
“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza. “Kjo krijon përshtypjen e një izolimi dhe trajtimi si qytetarë të rendit të dytë”, kumtoi Lunaçek, citon DW.
Ajo theksoi se Kosova sa më parë duhet të ratifikojë në Parlament marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Dhe e dyta, gjykatat duhet të dënojnë plotfuqishëm personat e nivelit të lartë politikë, të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Gjithashtu duhet të forcohet edhe lufta kundër rrjeteve kriminale në vend.
“Raporti im kërkon përmirësimin e gjendjes në fushën e shtetit juridik dhe respektimit të të drejtave të mediave. Sulmet ndaj gazetarëve duhet të përfundojnë, ndërsa përgjegjësit duhet të nxirren para drejtësisë.”
Në Raport kërkohet edhe vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Në këtë dokument kërkohet edhe nga pesë vendet tjera të BE që më në fund ta njohin shtetin e Kosovës. Mosnjohja e Kosovës pengon bashkëpunimin efikas ndërkombëtar, që nënkupton edhe bashkëpunimin në kuadër të Europolit dhe Interpolit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












