Integrimi
Parlamenti i jep pasaportën zvicerane kosovarit të dënuar
Vendimi për dhënien e pasaportës zvicerane kosovarit 34 vjeçar është marrë me 76 vota pro dhe 35 kundër
Parlamenti i Kantonit Aargau ka marrë të martën një vendim pozitiv lidhur me kërkesën për natyralizim të një shqiptari 34 vjeçar nga Kosova. Arsyeja përse parlamenti është marrë me këtë çështje lidhet e historinë e kosovarit. Ai ka qenë i dënuar para më shumë se 10 vitesh i dënuar me kusht pasi është zënë në mënyrë të përsëritur duke shkelur ligjin.
Komisioni për natyralizim e ka shqyrtuar këtë rast në mënyrë të veçantë.
Vendimi për dhënien e pasaportës zvicerane kosovarit 34 vjeçar është marrë me 76 vota pro dhe 35 kundër. Votat kundër kanë ardhur kryesisht nga SVP/UDC ndërsa debat lidhur me çështjen nuk është zhvilluar.
Parlamenti, para një viti, me kërkesën e SVP-së e kishin lënë pezull këtë kërkesë, pasi që parlamenti dëshironte që profili i kërkuesit të pasaportës zvicerane (shtetësisë) të shikohej më në hollësi. Pas kësaj, parlamenti detyrohej t`i jepte një përgjigje komisionit për natyralizim.
Nga ana e tij, komisioni ka ardhur në përfundimin se kërkuesi i ka plotësuar të gjitha kushtet për natyralizim sa i përket pastërtisë në çështjen e ndjekjes penale. Kështu ka thënë kryetari i komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të SVP-së, Andreas Glarner. Regjistri penal i tij, nga viti 2010 është i pastër ndërsa në ekstraktin nga regjistri i veprave penale të kryera më herët nuk ka më të dhëna, respektivisht janë vjetërsuar.
Vendimi që kishte marrë komuna për natyralizimin e kosovarit që e kishte marrë komuna nuk përbën shkelje të ligjit dhe as të praktikës së komisionit.
Kosovari në fjalë, në vitin 2002 ishte dënuar gjashtë muaj me kusht për vjedhje të shumëfishtë, prishje të rendit, dhe shkaktim dëmi. Koha provuese e dënimit me kusht ka qenë tre vjet. Por ai gjatë k¨saj periudhe sërish kishte kryer një delikt në komunikacion dhe ishte dënuar. Ndërkohë ai jeton nga puna e tij si shitës veturash, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha










