Shkurt.ch
Parlamenti kundër kuotës së grave në bordet e ndërmarrjeve
Ishte kërkuar qe një firmë të lejohej të hyjë në bursa vetëm nëse në bordin menaxhues të saj të dy gjinitë përfaqësohen me së paku nga 40 %
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është shprehur kundër kuotës femërore në bordet menaxhuese të ndërmarrjeve të mëdha, të përfaqësuara në bursë. Deputetët kanë votuar me shumicë kundër dy nismave parlamentare të deputetes nga SP/PS, Susanne Leutenegger Oberholzer.
Përmes këtyre nismave ishte kërkuar qe një firmë do të lejohej të hyjë në bursa vetëm nëse plotëson kushtin që në bordin menaxhues të saj të dy gjinitë përfaqësohen në masën së paku nga 40 për qind.
Parlamenti ka hedhur poshtë po ashtu edhe mundësinë që kuota e gruas të futet edhe për bordet e ndërmarrjeve të afërta me qeverinë, si posta ose SBB (Ndërmarrja Federale e hekurudhave).
Sipas kundërshtarëve të vënies së kuotës për femrat, kjo nuk është mënyra e duhur për të promovuar barazinë e gruas.
Në komisionin përgatitor nisma e dytë kishte ende shanse por deputetët në votuan bindshëm kundër saj, 123 kundër, 55 pro dhe 3 abstenime. Për nismën e parë rezultati ishte 111 kundër, 67 pro dhe 4 abstenime.
Leutenegger-Oberholzer ka përmendur se femrat janë shumë dobët të përfaqësuara në borde, gjegjësisht 16 %.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










