Jeta në Zvicër

Parlamenti kundër punës së ish ministrave në ekonominë private

Pro kanë qenë partitë SVP/UDC, SP/PS dhe Partia e Gjelbër. Ndërsa kundër: FDP/PLR, CVP/PDC dhe GLP

Ministrat e Zvicrës, së paku dy vjet pas dorëheqjes, nuk kanë të drejtë të kenë vend pune me pagesë në ndonjë ndërmarrje. Për një ndalesë të tillë ka votuar me shumicë votash (101 pro, 74 kundër dhe 8 të abstenime) të hënën Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës.

Pro kanë qenë partitë SVP/UDC, SP/PS dhe Partia e Gjelbër. Ndërsa kundër, FDP/PLR, CVP/PDC dhe GLP.

Ndryshe nga Dhoma Nacionale, dhoma tjetër, ajo e Kantoneve nuk ka pranuar as që ta procedojë këtë temë në sesionin e saj pranveror. Sipas kësaj dhome, mjafton rregullimi i kësaj problematike të cilin ndërkohë e ka bërë vetë Këshilli Federal. Ndryshe, Dhoma e Kantoneve konsideron se në rast se vihen edhe pengesa plotësuese atëherë kuadrot e reja dekurajohen nga angazhimi në politikë.

Ligji që ndalon inkuadrimin e ish ministrave në ndërmarrje private njihet me emrin “Lex Leuenberger” dhe i referohet rastit të ish  ministrit Moritz Leuenberger, shkruan sda. Ky i fundit, vetëm pak pas dorëheqjes së tij nga posti, në vitin 2011 pati filluar punën si anëtar i bordit drejtues të ndërmarrjes ndërtimore Implenia. Me këtë akt Leuenberger pati shkaktuar kritika nga opinioni.