Lajme
Parlamenti miraton Marrëveshjen e Sigurimeve Sociale me Shqipërinë
Marrëveshja mundëson që periudhat e punës së siguruar të punëtorëve shqiptarë dhe atyre gjermanë në vendin e tyre dhe në vendin tjetër përkatës, të llogariten së bashku
Vetëm shtatë muaj pas nënshkrimit nga përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve, edhe Parlamenti Gjerman (Bundestag) ka miratuar marrëveshjen e sigurimeve sociale në mes të Gjermanisë dhe Shqipërisë. Me këtë marrëveshje sigurohet në radhë të parë që punëmarrësit e të dy vendeve pas arritjes së kushteve për pensionim, të mund të marrin pensionin në vendin e tyre nga vendi ku kanë punuar, njofton shërbimi për informim i Bundestagut.
Parimisht për punëmarrësit dhe punëdhënësit në të dyja vendet janë të vlefshme rregullat që trajtojnë këtë fushë në vendet përkatëse, shkruan albinfo.ch. Mirëpo me këtë marrëveshje sigurohet që punëmarrësit ose të dërguarit që përkohësisht ndodhen ne vendin tjetër mund të qëndrojnë brenda sigurimit social të vendit të tyre, atëherë periudha e ashtuquajtur e dërgimit mund të zgjasë deri në dy vjet.
Marrëveshja mundëson që periudhat e punës së siguruar të punëtorëve shqiptarë dhe atyre gjermanë në vendin e tyre dhe në vendin tjetër përkatës, të llogariten së bashku, ashtu që pas kohës së mjaftueshme të lind edhe e drejta për të kërkuar pensionin.
Nga afërsisht tre milionë shtetas të Shqipërisë janë rreth 45.000 veta që deri tash kanë të paguara kontributet në sigurimin pensional të Gjermanisë, njofton albinfo.ch. Por, me rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore, është për t`u pritur një rritje e këtij numri në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












