Shkurt.ch
Parlamenti nuk pranon ndalimin e reklamave për duhanin
Për shumicën e deputetëve, ky kufizim do të binte në kundërshtim të madh me parimet e tregut të lirë dhe njëkohësisht do të rriste burokracinë
Dhoma Nacionale ashtu sikurse edhe ajo e Kantoneve më parë, e ka hedhur poshtë ligjin e ri federal për prodhimet e duhanit. Atë ia ka kthyer për rishikim Këshillit Federal.
Ligji në fjalë parashihte veç tjerash një ndalim më të theksuar se që është deri tash, të reklamimit të produkteve të duhanit, bën të ditur srf.ch. Ndërsa për shumicën e deputetëve, ky kufizim do të binte në kundërshtim të madh me parimet e tregut të lirë dhe njëkohësisht do të rriste burokracinë.
Një pakicë deputetësh e përbërë nga subjektet e majta ka konstatuar se shpenzimet që i shkaktohen shëndetësisë nga abuzimi me duhanin janë tepër të larta, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, sipas tyre, kundërshtimi i ligjit për duhanin është një gjunjëzim para lobit të prodhuesve të duhanit.
Me ligjin tashmë të hedhur poshtë nga parlamenti, qeveria synonte që të parandalonte konsumimin e duhanit nga të rinjtë. Këtë do ta bënte përmes ndalimit në nivel vendi të shitjes së cigareve personave të mitur dhe përmes ndalimit të reklamimit të duhanit.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











