Shkurt.ch
Parlamenti, po marrëveshjes me Gjermaninë për “zhurmën e aeroplanëve”
Mbetet problemi se Gjermania e jugut, e prekur drejtpërdrejtë nga zhurma e fluturimeve, është duke bërë rezistencë të fuqishme kundër marrëveshjes
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar të enjten marrëveshjen e nënshkruar me Gjermaninë që për subjekt ka zhurmën e aeroplanëve në zonat kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë. Kjo marrëveshje do të zëvendësojë një rregullore të cilën deri më tash e ka zbatuar Gjermania në mënyrë të njëanshme.
Përmes marrëveshjes së re Zvicra i garanton Gjermanisë periudha më të gjata kohore pa aterrime. Në küembim me këtë, Gjermania heq dorë nga kufizimi që u ka bërë ajo deri më tash një numri aterrimesh në Aeroportin e Cyrihut, duke shfrytëzuar territorin e Gjermanisë.
Dhoma e kantoneve e kishte miratuar këtë marrëveshje më herët, në sesionin pranveror. Tash për zbatimin në praktikë të marrëveshjes mbetet të pritet edhe pëlqimi i Gjermanisë. Kjo paraqitet problematike për faktin se Gjermania e jugut, e prekur nga kjo problematikë, është duke bërë rezistencë të fuqishme kundër marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel










