Lajme
Parlamenti vendos: 14 javë pushim për prindërit me fëmijë të sëmurë rëndë
Kostoja e pushimit 14 javësh për prindërit me fëmijë të sëmurë rëndë, sipas Këshillit Federal llogaritet në 74 milionë franga në vit
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur: prindërit të cilët kanë nën përkujdesje fëmijë të sëmurë rëndë ose të aksidentuar, kanë të drejtë të marrin deri në 14 javë në vit pushim me pagesë. Ndërsa kur është fjala te përkujdesja për pjesëtarët tjerë të familjes, si për shembull për prindërit e moshuar, kjo dhomë kërkon 10 ditë të lira në vit, po kështu me pagesë, shkruan nzz.ch.
Ligji u miratua me 129 vota pro dhe 48 kundër. Ata që votuanm kundër, deputetë nga SVP, kanë kërkuar që zgjdihja te gjendet në mes të partnerëve socialë (punëdhënësit dhe punëmarrësit) dhe jo me diktat të shtetit, transmeton albinfo.ch. Por edhe nga kjo parti, një numër deputetësh kanë votuar në favor të ndryshimit të ligjit dhe kundër qëndrimit partiak.
Kostoja e pushimit 14 javësh për prindërit me fëmijë të sëmurë rëndë, sipas Këshillit Federal llogaritet në 74 milionë franga në vit. Kjo shumë pritet të mbulohet mbi bazën e skemës së zëvendësimit të të ardhurave.
Kohën e pushimit prej 14 javësh, dy prindërit mund ta ndajnë mes vete sipas dëshirës ose ta shfrytëzojnë në të njëjtën kohë, por gjithnjë brenda një periudhe prej 18 muajve, përcjell albinfo.ch. Gjatë kohës sa e shfrytëzojnë pushimin, ata marrin 80 për qind të të ardhurave. Po ashtu punëdhënësit nuk guxojnë t`i përjashtojnë nga puna gjatë gjashtë muajve nga fillimi i pushimit.
Në kuadër të debatit dhe duke iu referuar pozitës së rëndë të familjeve të prekura (rreth 4500 të tilla janë në Zvicër), Partia Socialdemokrate (SP) ka kërkuar 28 javë pushime të paguara për prindërit me fëmijë të sëmurë. Por ky propozim nuk ka pasur shanse të miratohet nga deputetüet shumicë.
Pas votimit në Dhomën Nacionale, projektligji kalon për t`u votuar në Dhomën e Kantoneve.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












