Shkurt.ch
Parlamenti voton Reformën e pensioneve
Pensionistët e rinj do të marrin nga 70 franga më shumë për pension, ashtu siç e kishte kërkuar Dhoma e Kantoneve
Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve kanë votuar të dyja në seancat e tyre të mbajtura sot reformën e sigurimit pensional. Në Dhomën e Kantoneve ku votimi është kryer më herët, 27 deputetë kanë votuar pro dhe 17 kundër kësaj reforme. Ndërsa në Dhomën Nacionale, votimi në favor të projektligjit mbi reformën në fjalë ka qenë pak më i ngushtë: 101 kundrejt 91 dhe 4 të përmbajtur.
Kompromisi i arritur në mes të dy dhomave parasheh që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për financimin e Sigurimit të Pensioneve të Moshës dhe Trashëgimisë (AHV) të rritet në 0.6 për qind, ashtu siç e kishte kërkuar Dhoma Nacionale. Nga ana tjetër, pensionistët e rinj do të marrin nga 70 franga më shumë për pension, ashtu siç e kishte kërkuar Dhoma e Kantoneve.
Reforma sjell me vete edhe rritjen e moshës për pensionim të grave, nga 64 sa është tash në 65 vjet. Por e gjithë kjo që është arritur nuk është akoma përfundimtare. Parashihet që për këtë problematikë të vendoset në referndumin që pritet të mbahet këtë vjeshtë.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














