Kosova
Partitë e Kosovës i kthehen diasporës
Partitë politike në Kosovë e veçmas ato opozitare kanë intensifikuar aktivitetet politike në diasporë.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po mobilizojnë strukturën dhe anëtarësinë e tyre në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Së fundmi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar në Zvicër, ku po zhvillon takime me mbështetës të partisë së tij.
“Sonte, së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Qunin, Sokol Haliti, Armend Zemaj e Shkumbin Gashi, takuam bashkatdhetarët tanë në Grenchen të Zvicrës – në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK këtu. Sot takova njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para; siç dhe takova njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Takova burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe – i kanë dhënë mërgatën”, tha Abduxhiku.
Po ashtu, në Zvicër po qëndron edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i cili në kantonin St. Gallen të Zvicrës PDK themeloi edhe një nëndegë të re dy javë më parë, transmeton Albinfo.ch.
“Në prezencë të bashkëveprimtarëve dhe atdhetarëve të shquar dhe të devotshëm u themelua Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallen-it. Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Visar Shala, ndërsa nënkryetar, Nderim Buja. Po ashtu u zgjodh kryesia prej 6 anëtarëve, shumica prej tyre të rinj, por aktiv në të gjitha zhvillimet kombëtare dhe humane që kanë ndodhur në mërgatën tonë. Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë po zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë, për të koordinuar të gjitha proceset dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka theksuar Reçica.
Takim për riaktivizimin e PDK-së u bë edhe në ditëlindjen e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit, më 6 maj në Munih të Gjermanisë. Me rastin e takimit, aty ishte edhe ish-komandanti i UÇK-së, ministër dhe aktivist i çështjes kombëtare, Elmi Reçica.
Ai foli në lidhje me gjendjen politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës, që nga viti 1970, kur filluan lëvizjet e punëtorëve shqiptarë nga vendi ynë në vendet e ndryshme të Europës e, deri në SHBA, ngjarjet e vitit 1981, 1988, 1997 – 1999, Lufta e Kosovës, çlirimi i Kosovës, pavarësia e saj, përkrahja pa kushte nga shteti amë – Shqipëria, pengesat nga faktori serb e ai i brendshëm – bashkëpunëtorët e armikut dhe qëllimi i UÇK-së dhe lufta për flamurin kombëtar, drejt bashkimit me shtetin amë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












