Lajme
Pas 155 ditesh negociatash, zyrtarisht sot formohet qeveria e re në Austri
Politikës austriake iu deshtën 155 ditë negociata për të formuar qeverinë e re.
Partia e dytë sipas rezultatit të zgjedhjeve të 29 shtatorit, partia popullore (ÖVP) mori mandatin për të formuar qeverinë në një koalicion të përbashkët me partinë Socialiste(SPÖ) dhe partinë e katërt me radhë NEOS, duke lënë përfundimisht jashtë qeverisë, partinë fituese zgjedhjeve, partinë e ekstremit të djathtë FPÖ.
Zyrtarizimi i qeverisë se re pritet të bëhet sot në orën 11:00 nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen.
Koalicioni qeveritar prej tri partive do të këtë 14 ministri dhe 7 sekretariate. Pesë ministri do të udhëheq partia ÖVP, pesë të tjera SPÖ, dhe 2 ministri partia Neos.
Christian Stocker, kryetar aktual i ÖVP-së, do të betohet si kancelar, i ndjekur nga Andreas Babler (SPÖ) si zëvendëskancelar dhe ministër për Artin, Kulturën, Shërbimin Publik dhe Sportin. Kryetarja e Neos, Beate Meinl-Reisinger, është e treta në radhë që betohet si ministre e Jashtme, raporton Albinfo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane Edhe pse numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon të rritet globalisht, në disa vende... -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026









