Lajme
Pas 20 vitesh, arrestohet krimineli maqedonas
Mile Haxhiski njëri nga kriminelët e shumëkërkuar në Maqedoni është arrestuar në Francë. Kohë më parë ai ishte arratisur nga burgu Bua Mermet në Lozanë të Zvicrës
Pas 20 viteve në arrati, policia e Francës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë i kërkuar nga interpoli, për vrasje të gruas së tij dhe për një varg veprash të tjera kriminal.
I arratisuri është prangosur në qytetin Avinjon, me një emër të rremë, ndërsa para disa javësh kishte ikur edhe nga burgu Bua Mermet në Lozanë të Zvicrës.
Sipas medieve në Shkup, i arrestuari është Mile Haxhiski njëri nga kriminelët e shumëkërkuar në Maqedoni. Ai po fshihej me një identitet të rrejshëm të një shtetasi serb, kur u arrestua nga policia franceze.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Haxhiski kërkohej për vrasjen e të dashurës së tij të kryer në vitin 1993 në lagjen Aerodrom të Shkupit, raporton INA
Mediat franceze gjithashtu informuan mbi arrestimin, pasi që krimineli maqedonas kërkohej përmes një fletëarresti të Interpolit, për shkak të vrasjeve dhe grabitjeve të kryera në Maqedoni dhe Zvicër.
Ai u lokalizua dhe më pas u arrestua përmes telefonit celular. Në momentin e arrestimit, ai prezantohej me identitetin Zoran Tomiq, ndërsa një kohë të gjatë ka qenë legjionarë dhe ish-pjesëtarë i grupit kriminal famëkeq “Pink Panter”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











