Lajme
Pas 2012, KEK-u do të bëhet ndotës më i vogël
Banorët e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës mund të marrin frymë më lirshëm në vjeshtën e vitit 2012
Kjo do të bëhet falë vendimit të KEK-ut për të investuar në një zgjidhje të realizueshme në aspektin teknik dhe të përballueshme financiarisht, në mënyrë që të zvogëlohet sasia e pluhurit të cilën aktualisht e liron Termocentrali A.
Aktualisht, emetimi i pluhurit nga Termocentrali Kosova A është maftë i lartë: rreth 900mg/Nm³, në total një vëllim i emetimit në ajër prej rreth 100,000 tonësh në vit.
Kjo është shumë larg prej kufijve të pranueshëm ndërkombëtarë. Kufiri i emetimit prej 50 mg/Nm³ për termocentralet e këtij lloji është specifikuar përmes Direktivës së BE-së për Centralet e Mëdha me Djegie 2001/80/EC (LCPD).
KEK-u ka nënshkruar një kontratë me konzorciumin “Hamon Environmental” nga Gjermania dhe “Intering” nga Kosova për të zëvendësuar Elektro-Filtrat që aktualisht janë të instaluar në tri blloqet operuese të Termocentralit Kosova A, respektivisht A3, A4 dhe A5.
Këta EF janë të vjetër, joefikas dhe lirojnë sasi të mëdha të pluhurit, gjë që shkakton ndotjen jo vetëm të zonave përreth mirëpo edhe brenda objekteve të kazanit. Zëvendësimi i EF-ve do të zvogëlojë nivelet e emetimit të pluhurit të termocentralit nën 50 mg/Nm³.
Kostoja totale për zëvendësimin e të tri Elektor Filtrave është rreth 25 milion euro.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











