Tematike
Pas 25 vitesh në Zvicër, shqiptari nga Kosova rrezikon dëbimin
Një shqiptar i Kosovës duhet të lëshojë Zvicrën për shkak të shumë kundravajtjeve dhe borxheve të mëdha. Por autoritetet nuk e dijnë ku ndodhet tani, shkruan “Basler Zeitung”.
Lista e dënimeve të tij janë të gjata, shumë të gjata. Dhe borxhet janë të larta, shumë të larta. Gjykata Rajonale tani ka vendosur: numri i madh i dënimeve dhe borxhet ekonomike tregojnë se “ai është i parespekt” kundrejt rregullit ligjor. Për këtë Gjykatë është e qartë, shqiptari duhet ta lëshojë Zvicrën, edhe pse ai jeton prej 25 vitesh këtu dhe ka tre fëmijë që duhet të ndjekin shkollën. Vendimi nuk është i plotëfuqishëm dhe fjalën e fundit duhet ta thotë Gjykata Federale.
Dhjetëra dënime
Burri i moshës rreth 40 vjeçare ka pasur procese gjyqësore rregullisht nga 2004. Ai ka qenë i dënuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh, përvetësim, kërcënim ose shpifje. Për këto dënime ai është dënuar me 990 ditë pune të detyruar, shumë gjoba dhe 50 ditë burg. Shumicën e delikteve ai e kreu në rajonin Thun dhe Bern, përcjell albinfo.ch. Në 2009 ai u paralajmërua për dëbim nga Zvicra.
Për të mos mbaruar këtu, burri shqiptar ka edhe 1.1 milion franga borxhe. Për këtë Gjykata e ka paraqitur atë si person me “energji të jashtëzakonshme kriminale” dhe që është tepër dyshuese “që në të ardhmen të jetojë pa kryer delikte.” Këtu nuk mund ta ndihmonte as qëndrimi prej 25 vjetësh në Zvicër dhe se lidhja e tij me familjen nuk parakalon interesin e përgjithshëm publik.
Vendqëndrimi i paditur
Nga shkurti 2017 vendqëndrimi i tij është i paqartë. Në Gjykata tani deliktet e tij mund të arrijnë shumën e 700.000 frangave. Padia ndaj tij është 33 faqe. Procesi gjyqësor duheshte të mbahej gjatë javës së kaluar, por u anulua. I Pandehuri nuk u shfaq në Gjykatë edhe pas gjysmë ore pritjeje.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe











