Shkurt.ch
Pas 50 vitesh e gjen vajzën e grabitur
Kur e kishte lindur vajzën, i ishte thënë se e porsalindura kishte vdekur. Për këtë arsye ajo deri pak ditë më parë nuk kishte pasur idenë për ekzistencën e të bijës
Një nënë në provincën Valencia të Spanjës është takuar me të bijën për të cilën kishte menduar se ishte e vdekur. Autoritetet kishin nisur hetimet e tyre në tetor të vitit 2011, pasi që bija e grabitur si foshnjë kishte nisur, për arsye të panjohura, të dyshonte se ajo ishte e grabitur.
Pas një hulumtimi të bërë në arkivat e vjetra, u përpilua një listë me rreth 200 gra, njëra prej të cilave mund të ishte nëna. Pasi që janë gjetur këto gra, ato janë marrë në pyetje në hollësi, dhe nga seleksionimi i kujdesshëm, prej tyre ka mbetur gruaja e moshuar nga Valencia, të cilës i është bërë analiza ADN.
Nga kjo është konstatuar padyshim se pikërisht ajo është nëna biologjike. Ajo është shprehur shumë e befasuar kur ka kuptuar të vërtetën. Në vitin 1964, kur ajo kishte lindur vajzën e saj, i ishte thënë se e porsalindura kishte vdekur. Për këtë arsye nëna në fjalë deri pak ditë më parë nuk kishte pasur idenë për ekzistencën e të bijës. Siç ka njoftuar policia, hetimet në vazhdim do të vazhdojnë për të gjetur përgjegjësit për grabitjen e foshnjës të bërë para afër 50 vitesh.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










