Shkurt.ch
Pas aksidentit të trenit, stacioni mbetet i bllokuar deri të dielën
Stacioni Hekurudhor i Lucernit do të mbetet i bllokuar së paku deri të dielën. Siç njofton Ndërmarrja Hekurudhore Federale SBB ky stacion nuk mund të hyjë në shfrytëzim para të hënës që vjen
Pas aksidentit që ndodhi dje në Lucern me ç`rast treni eurocity doli nga binarët dhe disa vagonë u rrotulluan, Stacioni Hekurudhor i Lucernit do të mbetet i bllokuar së paku deri të dielën. Siç njofton Ndërmarrja Hekurudhore Federale SBB ky stacion nuk mund të hyjë në shfrytëzim para të hënës që vjen.
Sipas një zëdhënësi të SBB-së dëmet e shkaktuara nga aksidenti janë më të mëdha se sa mendohej. Punëtorët, duke punuar 24 orë në ditë po punojnë për shmangien e pasojave, shkruan srf.ch.
Treni i dëmtuar fillimisht do të vendoset përkohësisht në stacionin hekurudhor të Lucernit. Aty ai kontrollohet nga autoritetet ndërsa më vonë do të bartet në Itali, prej nga vjen.
SBB njofton se dje, e mërkurë, kanë qenë të prekur nga pasojat e aksidentit rreth 50 mijë persona që e përdorin stacionin hekurudhor të Lucernit. Të enjten duhet të kenë qenë rreth 90 mijë të tillë. Por duket se shumë udhëtarë të tjerë e kanë shmangur këtë stacion, pasi që janë njoftuar nga SBB-ja që të evitojnë këtë stacion.
Koncepti i zëvendësimit të trenit me autobusët lokalë që i bartin udhëtarët nga Lucerni drejt stacioneve në periferitë e qytetit duhet të mbahet në funksion të paktën deri në mbrëmjen e të enjtes, thonë në SBB.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













