Shqipëria
Pas bashkëpunimit me Mira Muratin, Rama paralajmëron bashkëpunim me shqiptaren tjetër të suksesshme
Pas bashkëpunimit me shqiptaren e Chat GPT, Mira Murati, kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka gati një projekt për të prodhuar makina për nevojat e shtetit, me kompaninë e një shqiptareje tjetër, Arjeta Puca.
Këtë bashkëpunim Rama e paralajmëroi në një konferencë për media.
“Krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe për eksport është një projekt shumë i bukur, që do të na japë mundësinë që të prodhojmë për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, të Brendshme, të Agjencisë Kombëtare të Transportit dhe për eksport, duke u bazuar tek ekspertiza e një vajze shqiptare, me të cilën jemi duke ndërtuar këtë proces, me ndërmarrjen e saj modeste, por që fiton gara ndërkombëtare për të dërguar autoambulanca nga Ukrainë deri në Serbi”, u shpreh Rama.
Arjeta Puca është sipërmarrëse që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB-ja për të prodhuar 500 autoambulanca që kanë shkuar për Ukrainën. Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare, si edhe për vendet fqinje, si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso














