Muzikë
Pas Bebe Rexhës edhe një këngëtare tjetër shqiptare goditet gjatë koncertit
Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, Ava Max, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos, të martën në mbrëmje.
Incidenti i kapur në kamera është publikuar nga mediat lokale në LA, ku shihet një djalë që e godet Avën, edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.
Blogu muzikor “About Music” citon këngëtaren me origjinë nga Saranda të ketë thënë. “Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”, raporton A2, përcjell albinfo.ch.
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, lindi në Uiskons të Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, nga dy prindër shqiptarë. Deri më sot, ajo ka publikuar dy albume.
Incidenti ndodhi pak ditë pasi një tjetër këngëtare shqiptare, Bebe Rexha, u sulmua gjatë një koncerti të saj në Nju-Jork, ku u godit me telefon në skenë, teksa po këndonte dhe po bënte simbolin e shqiponjës. Autori i sulmit u arrestua dhe tha se e kishte kryer veprimin thjesht për shaka, për të parë nëse do të mund ta godiste këngëtaren, apo jo.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













