Lajme
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA javën e kaluar, raporton agjencia “AP”.
Ajo po vazhdon të rritet. Trump të mërkurën ka emëruar Elon Muskun, si një nga drejtuesit e “Departamentit për Efiçencë Qeveritare”, që nuk është një agjenci qeveritare dhe ka marrë akronimin “DOGE”.
“Dogecoin” është një kriptovalutë, që fillimisht u krijua si shaka. Por, me kalimin e kohës “Dogecoin” ka fituar numër të madh të adhuruesve të cilët në mënyrë periodike e kanë rritur çmimin e tij. Ashtu si kriptovalutat tjera, mbështetësit thonë se mund të përdoret për të blerë e shitur gjëra në internet, pa pasur nevojë të shqetësohen nëse një bankë qendrore apo Qeveria do të ndikojë në numrin se sa janë në qarkullim.
Një “Dogecoin” vlente më pak se 16 centë pak para ditës së zgjedhjeve në SHBA më 5 nëntor. Por, vlera ka shkuar në afro 40 centë.
Kriptovalutat kanë pësuar në përgjithësi rritje që kur Trump është zgjedhur president. “Bitcoin”, e cila është kriptomonedha më e famshme, arriti shifër rekord prej 92 mijë dollarë, ndërsa e kishte nisur këtë vit në vlerë 43 mijë dollarë.
Arsyeja është pasi Trump kishte thënë se dëshiron që SHBA-ja të jetë “kryeqytet i kriptovalutave në botë” dhe të krijojë “një rezervë strategjike” të “Bitcoinave”.
E-Diaspora
-
Komun Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim













