Shkurt.ch
Pas Denner-it, edhe Coop ul çmimet e produkteve të importuara
Pas Denner-it, edhe Coop ka vendosur të tërheqë disa produkte që propozonte deri tani për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje me furnizuesit për ndarje të përfitimit fal këmbimit mes frangut të fortë dhe euros të ulët.
Përmasat e reja, të zbuluara të dielën nëpërmjet reklamave në shtyp, vinë në prag të tryezës së rrumbullakët të mbajtur të mërkurën e kaluar nga ministri i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann. Prej të premtes Denner-i discounter, një njësi e Migros-it, pati njoftuar se do të ulëte çmimet e afro pesëdhjetë produkteve.
Mars, Ferrero dhe Oréal
Sa i përket Coop-it, i cili thekson se këto negociata janë “negociata të pafrytshme”, ai ka marrë vendimin të tërheqë disa produkt të njohura nga klientët e tij. Grupi i Basel-it ka caktuar fillimisht orizin e prodhuar nga gjiganti amerikan Mars, çokollatat e prodhuara nga kompania italiane Ferrero, si dhe disa produkte kozmetike franceze të grupit Oreal.
Në mungesë të një përgjigjeje pozitive të këtyre tri grupeve, Coop-i ka vendosur të ulë për klientët e saj një zbritje prej 50% nga e hëna. Kjo zbritje do të vazhdojë gjerë te shterja e produkteve në stoqe. Pasi që këto produkte do të shitën tërësisht, Coop-i do të tërheqë këto produkte nga raftet e saj.
Ky aksion prek afërisht 95 artikuj, të cilët përbejnë një qarkullim vjetor prej rreth 30 milionë franga, ka treguar Sabine Vulic, zëdhënëse. Ndërsa, ajo tregon për mediet zvicerane se negociata të tjera janë duke u zhvilluar me prodhues të tjerë.
Vendimi i Coop-it, por edhe i Denner-it dhe Spar-it është mirëpritur nga organizata për mbrojtje të konsumatorëve.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde











