Lajme
Pas dy vjetësh në arrati, kapet Bashkim L., i dënuar për vrasje të rëndë
I vrari ishte një shqiptar 36 vjeçar i Kosovës, me shtetësi italiane. Sapo kishte ardhur në shtëpi me automobil ku kishte gruan dhe katër fëmijët, dy persona kishin hapur zjarr mbi të, duke e vrarë në praninë e familjarëve

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer në vitin 2013 në Frasses të Kantonit Freiburg, është arrestuar diku jashtë Zvicrës, pas dy vjetësh të kaluara në arrati. Bashkim L., 35-vjeçar, ka qëndruar në burg nga viti 2013 ndërsa në shtator të vitit 2017 ai ishte arratisur nga një qeli në burgun qendror të Freiburgut.
Arrestimi i tij është bërë në saje të bashkëpunimit të Policisë Zvicerane me policitë ndërkombëtare.
Siç kishin treguar hetimet asokohe, konsiderohej shumë e mundur që në aktin e arratisjes ai kishte pasur ndihmën e dikujt nga jashtë, thotë një zëdhënës i policisë, shkruan sda.ch.
Bashkim L. konsiderohet si njëri ndër dy personat që kanë kryer vrasjen në majin e vitit 2013 në Frasses, transmeton albinfo.ch. Me atë rast ishte vrarë një shqiptar 36-vjeçar i Kosovës, me shtetësi italiane. Shtetasi italian sapo kishte ardhur në shtëpi me automobil, ku kishte gruan dhe katër fëmijët, kur dy persona kishin hapur zjarr mbi të, duke e vrarë në praninë e familjarëve.
Vrasja konsiderohet të ketë qenë një akt hakmarrjeje në vazhdën e një sherri të përgjakshëm shumëvjeçar në mes të dy klaneve familjare nga Kosova.
Pas aktit të vrasjes, ishin arrestuar të dy personat e dyshuar dhe ishin dënuar në shkallën e parë me burg të përjetshëm, përcjell albinfo.ch. Të dy e kishin atakuar vendimin gjyqësor në një instancë më të lartë, duke mohuar akuzat.
Gjykata Kantonale e Freiburgut në korrik të vitit 2018 i kishte miratuar pjesërisht ankesat e tyre. Ajo e kishte shpallur personin e dytë (shqiptar me shtetësi të Maqedonisë) fajtor për ndihmë në vrasje dhe për bartje të paligjshme të armës, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai qe dënuar me 9 vite heqje lirie.
Ndërsa Bashkim L. i ishte ulur dënimi nga burg i përjetshëm, në heqje lirie për 20 vjet. Por, vepra penale me të cilën ishte dënuar ka mbetur e njëjtë: vrasje e rëndë dhe mbajtje e armës pa leje.
E-Diaspora
-
Urime për fillimin e vitit të ri shkollor në Zvicër! Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë...
-
Dr. Naim Azemaj hap një ordinancë me fokus në parandalimin e sëmundjeve
-
Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë
-
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht
-
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
Jeta në Zvicër
-
Bëhet thirrje për qira më të ulëta dhe më pak punë gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër Meteorologët parashikojnë temperatura më të ftohta në Zvicër për pjesën tjetër të verës, por Partia e...
-
Dita e parë e shkollës për 15’500 fëmijë në Kantonin e Cyrihut
-
Kush është i përjashtuar nga kryerja e një testi për shtetësi zvicerane për natyralizim?
-
Markat zvicerane kanë vështirësi të përshtaten me tarifën prej 39% të Donald Trump
-
Peshqit dhe bimët ujore janë nën ‘presion të rëndë’ në lumenjtë dhe liqenet zvicerane