Lajme
Pas ngritjes së madhe, Bitcoin bie në vlerë
Bitcoin ra në nivelin më të ulët të dy muajve të fundit ditën e enjte duke vijuar rënien e cila ka nisur prej disa ditësh ndërsa paqartësitë e krijuara nga zgjedhjet presidenciale Amerikane dhe raportimet e një furnizimi me bitcoin nga ish-bursa famëkeqe Mt.Gox, kanë shtuar presionin mbi kriptomonedhën.
Bitcoin ra me 2 përqind në 57,843 dollarë, niveli më i ulët që prej datës 2 maj dhe ka humbur mëse 6 përqind të vlerës këtë javë.
Kriptomonedha më e madhe në botë ka qenë nën presion muajt e fundit ndërsa këtë javë rënia u përshpejtua pas debatit të parë presidencial mes Joe Biden dhe Donald Trump i cili la të kuptohej një ndërrim pushteti në SHBA.
Bitcoin e filloi 2024 fuqishëm pas lançimit të ETF-ve duke e dërguar në vlerën rekord prej 73,803 dollarë në mesin e muajit Mars me investitorët të cilët u sulën të gjithë drejt kriptomonedhës.
Por që atëherë Bitcoin ka humbur 21 përqind të vlerës. Analistët gjithashtu drejtuan gishtin nga raportimet se Mt.Gox ka filluar të ripaguajë kreditorët e saj, një sinjal se këta të fundit mund të jenë duke konvertuar bitcoinët në para.
Ether, një tjetër kriptomonedhë e madhe, ra në 3,213 dollarë, ose 22 përqind më poshtë se rekordi i muajit Mars. /PCWorld Albanian
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













