Lajme
Pas një dekade “Swisscontact” mbyll misionin në Kosovë
Ministri Buja tha se “SwissContact” ka pasur ndikim shumë të madh në arsimin dhe aftësimin profesional të të rinjve. Ai shpreson se ndihma e Zvicrës do të vazhdojë
Pas më shumë se një dekade të aktivitetit, Organizata zvicerane “Swisscontact” e përmbylli të martën misionin e saj në Kosovë, duke lënë prapa gjurmë të pashlyeshme në arsimin profesional kosovar. Sot “Swisscontact” mbajti ceremoninë përmbyllëse duke marrë falënderimi nga dikasteri kosovar i arsimit.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja tha se për 13 vjet, kjo organizatë i ka përkrahur shkollat e mesme profesionale në gjithë Kosovën me trajnime profesionale për mësimdhënësit, pajisje për shkollat, dhe praktikë në punë për nxënësit.
Me këtë rast, ministri Buja falënderoi shtetin zviceran që e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha sferat e jetës, e sidomos në arsim.
“Më e dukshmja dhe që ka lënë gjurmë është ndihma në sferën e arsimit, që gjatë këtyre viteve kalon shumë prej 8 milion euro”, tha ministri Buja, sipas të cilit, ndikimi i organizatës “SwissContact” në arsim, e në arsimin profesional në veçanti, ka qenë diçka që nuk mund të krahasohet.
“Por, unë besoj që sot po përfundon një projekt dhe do të vazhdojë ndonjë tjetër, sepse Zvicra nuk do ta lë vetëm me kaq. E dimë të gjithë se cili ka qenë ndikimi i këtyre përpjekjeve, përgatitjeve dhe investimeve edhe në sfondin teknik, edhe në atë profesional dhe të përgatitjes së nxënësve për të qenë të gatshëm për të shkuar më tutje në profesionin e tyre”, tha Buja.
Ministri Buja theksoi ndihma helvetike do të vazhdojë edhe për faktin se mosha mesatare e popullit të Kosovës është më e re se e të gjithë popujve të Evropës dhe më gjerë.
“Kjo është pasuri e jona, por nëse nuk dimë ta menaxhojmë mirë, ta përgatisim mirë për jetën në vazhdimësi, do të na jetë problem jo i vogël. Për të mos qenë problem, por për të qenë të përgatitur për sfidat e profesionit, të kohës dhe të jetës, SwissContact ka pasur ndikim shumë të madh, gjë për të cilën u jemi shumë falenderues”, tha ai.
Organizata “Swisscontact’’ ka përkrahur 13 shkolla të mesme profesionale me trajnime për mësimdhënësit, pajisje për shkollën, dhe praktikë në punë për nxënësit. Projekti që ka zbatuar kjo organizatë përmes Zyrës Zvicerane për Zhvillim (SDC) kanë qenë në vlerë prej 8 milionë euro.
Ambasadorja e Zvicrës në Koosvës, Krystyna Marty Lang u shpreh e lumtur që shteti i saj ka ndihmuar arsimin profesional këtu.
“Ofrimi i vendeve të punës për të rinjtë vazhdon të jetë ndër sfidat kryesore të Kosovës dhe se papunësia në mesin e tyre pengon zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ajo.
Duke sjell shembullin e shtetit të Zvicrës ku vazhdon të aplikohet modeli i përshtatjes së programeve shkollore me nevojat e tregut, Lang tha se kjo praktikë është sjell në Kosovë duke drejtuar të rinjtë kah tregu i punës në përputhje të standardeve zvicerane dhe evropiane.
Duke folur në emër të “Swisscontact”, Florian Meister tha se pas kësaj mbështetjeje shkollat profesionale janë më të kërkuara nga të rinjtë dhe nga këtu dalin të kualifikuar të rinj të cilët mund të gjejnë një vend pune.
Dhe të gjitha të arriturat, sipas tij, kanë qenë të mundshme si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me partnerët, shkollat dhe drejtuesit e tyre, si dhe trajnerët.
Këto investime, siç tha në konferencë, kanë fuqizuar kapacitetet e shkollave partnere duke ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kjo ka rritur mundësitë e të rinjve për punësim falë shkathtësimit të tyre gjatë praktikës profesionale brenda në shkollë.
Ndryshe, ndihma e Qeverisë së Zvicrës për Kosovën ka qenë e gjithanshme dhe shumë aktive. Nëpërmjet disa projekteve Qeveria e Zvicrës ka ndihmuar ngritjen e mirëqenies së kosovarëve, në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë, etj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













