Lajme
Pas reshjeve të borës, vera do të kthehet në Zvicër
Kohët e fundit, Zvicra ka parë reshje të dendura shiu, stuhi – madje edhe borë të freskët. Por moti pritet të ndryshojë, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius këtë javë.
Meteorologët kanë parashikuar se temperaturat dhe moti i ngrohtë do të rikthehen në vendin alpin nga e mërkura, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Përmes një deklarate, Meteonews ka thënë se një “sistem me presion të lartë do të vendoset mbi Evropën Qendrore” këtë javë.
Tutje në njoftim thuhet se pas një fillimi të ngadaltë, nga mesi i javës do të na arrijë sërish ajër shumë i ngrohtë nga jugperëndimi dhe temperaturat pastaj do të rriten.
Sipas meteorologëve të mërkurën dhe të enjten “vera e lartë” do të kthehet në Zvicër, me temperaturat më të larta mbi 30 gradë Celsius që priten në disa vende.
Megjithatë, ekspertët theksuan se ishte e vështirë të parashikohej se sa intensive do të ishin ditët e ngrohta në javët e ardhshme.
Të hënën priten temperatura maksimale prej 20 gradë Celsius ndërsa ditën e martë moti do të jetë me diell dhe i thatë me temperatura maksimale 23 gradë Celsius.
Të mërkurën parashikohet që temperaturat të lëvizin nga 24 deri në 27 gradë Celsius, por në zonat gjermano-folëse janë të mundshme vranësira dhe shira.
Ndërkaq të enjten dhe të premten priten temperatura ndërmjet 28 deri në 32 gradë Celsius.
Vendet më të nxehta pritet jenë në pjesën perëndimore të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













