Shkurt.ch
Pas rezistencës, ndërrohet vendi për ngritjen e antenës
Andre Blattmann ka njoftuar se vendi i ngritjes së antenës 25 metra të lartë, është ndryshuar.
E shtyrë nga rezistenca e qytetarëve dhe ambientalistëve, Ushtria Zvicerane është detyruar të ndërrojë vendin e vënies së një antene ushtarake nga Mont Tendre të kantonit Vaud në Le Cunay. Në këtë vend tashmë janë dy antena të sigurisë ajrore të Zvicrës.
Në një takim që shefi i armatës, Andre Blattmann ka pasur me autoritetet lokale dhe me shoqatat e ambientalistëve i ka sqaruar ata se vendi i ngritjes së antenës 25 metra të lartë, është ndryshuar.
Ndërtimin e antenës së lartë ushtarake në Mont Tendre e kishte paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes në fillim të vitit të kaluar. Por pasi kishte hasur në rezistencë të madhe, ministri i mbrojtjes, Ueli Maurer pati stopuar projektin, shkruan 20 Minuten.ch.
Maja e malit Mont Tendre është njëra ndër majat e fundit të maleve të Jura-s, që kanë shpëtuar deri më tash pa ndërtime. Është fjala për një park natyror, me rëndësi nacionale.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











