Lajme
Pas rrëzimit të aeroplanit në Kazakisitan, Moska mbyll të gjitha aeroportet
Të katër aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht pa dhënë asnjë arsye, sipas mbikëqyrësit të aviacionit të Rusisë.
”Ekuipazhet e avionëve, kontrollorët e trafikut ajror dhe shërbimet e aeroportit po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e fluturimeve”, thuhet në deklaratën e Rosaviatsia.
Sipas mediave ruse, besohet të jetë pjesë e një plani “qilim” i cili është zbatuar në aeroportet e Moskës vitet e fundit për shkak të kërcënimeve të shkaktuara nga sulmi me dron.
Aeroportet Vnukovo, Domodedovo, Zhukovsky dhe Sheremetyevo janë prekur nga vendimi, si dhe aeroporti i afërt i Kaluga që ndodhet pak jashtë Moskës.
Sipas britanikut Metro, masa vjen një ditë pasi qeveria e Azerbajxhanit akuzoi Rusinë për rrëzimin e një avioni pasagjerësh jashtë qytetit Aktau në Kazakistan, duke vrarë 38 persona, përfshirë të dy pilotët.
Pamjet video të rrëzimit treguan se avioni zbriste me shpejtësi përpara se të shpërthejë në flakë ndërsa goditi bregun e detit.
Pasagjerët e mavijosur dhe të gjakosur mund të shiheshin duke u penguar nga një pjesë e avionit që kishte mbetur e paprekur.
Njëzet e nëntë të mbijetuar morën trajtim spitalor.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











