Kosova
Pas skadimit të planit transitor të BQK-së, nesër në Bruksel takimi i radhës për dinarin
Nesër në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës lidhur me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës, Euro është valuta e vetme për pagesa në Kosovë. Nesër skadon plani 10-pikësh i BQK-së që përjashtonte masat ndëshkuese, ndërsa sa i përket takimit të paralajmëruar për të hënën, BE-ja e ka paraqitur si “trenin” e fundit që duhet ta zënë palët për pajtim lidhur me dinarin, transmeton albinfo.ch.
Sipas planit, i cili skadon sot, një nga masat lehtësuese më të rëndësishme është mosaplikimi i gjobave dhe i masave administrative si ndalimi i importimi i valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.
Ndryshe, takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit është mbajtur më 25 prill, teksa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e pati quajtur propozimin e Bashkimit Evropian përpjekje të mirë për të gjetur zgjidhje. Në anën tjetër, Petar Petkoviqi, si përfaqësues i Serbisë në delegacion, sipas Bislimit kishte paraqitur propozime shqetësuese.
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara Rafinaria Varo Energy në Cressier prodhon benzinë, dizel, kerosen dhe naftë për ngrohje, duke përbërë pothuajse... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës













