Lajme
Pas temperaturave të larta, stuhi vrasëse në Europë
Pas të nxehtit, stuhi vrasëse në Europë, 12 persona humbën jetën
Raportohet për shumë viktima dhe të lënduar, shumica e të cilave u shkaktuan nga rënia e pemëve në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës. Shiu i dendur dhe erërat shkatërruan kampingjet në ishull, ndërsa edhe në Venecia stuhia shkaktoi shumë dëme, përcjell albinfo.ch.
Stuhitë pasojnë javë të të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit. Në Korsikë, erërat që frynë deri në 224 km/h shkulën pemët dhe dëmtuan dhjetëra shtëpi.
Autoritetet atje thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping. Një burrë po ashtu vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua 72-vjeçare u vra kur makina e saj u godit nga çatia e shkëputur e një shtëpie.
Ndërsa në Austri 5 persona humbën jetën si pasojë e rënies së pemëve.
Edhe në Itali, një burrë dhe një grua u vranë nga rrëzimi i pemëve në incidente të veçanta në rajonin e Toskanës.
Ndërsa në jug të vendit vazhdoi vala e të nxehtit, me temperatura deri në 40 gradë Celsius të regjistruara në Sicili. Dhe përtej Detit Mesdhe në Algjeri, të paktën 38 njerëz kanë vdekur nga zjarret pyjore.
Shumë pjesë të Evropës kanë parë javë me mot jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë. Ngjarjet ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit dhe stuhitë, janë bërë më intensive dhe më të shpeshta vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve të karbonit.
E-Diaspora
-
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla” Turneu do të mbahet nga 9 deri më 12 prill 2026 në Fier, Tiranë dhe Shkodër,... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë Sipas ekspertëve, një në gjashtë persona mbi 60 vjeç përjeton dhunë ose keqtrajtim... -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër?










