Lajme
Pasaporta Covi-19, shpëtim apo krijon probleme
Ata që zhvillojnë teknologjitë, thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja
Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave”, si një mënyrë për të rihapur ekonominë, duke identifikuar personat që janë të mbrojtur ndaj koronavirusit.
Megjithatë, ata që zhvillojnë teknologjitë, thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja, të tilla si përjashtimi potencial i grupeve të tëra nga pjesëmarrja në shoqëri, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që ta mendojnë seriozisht se si do të përdoren këto pasaporta, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Industritë e udhëtimit dhe argëtimit kanë pasur vështirësi të mëdha të operojnë me fitim, për shkak të masave të distancës sociale, janë veçanërisht të interesuar që të ketë një kontroll të shpejt se kush është i mbrojtur nga COVID-19, shkruan Evropa e Lirë.
Në mesin e atyre që prodhojnë pasaporta, janë kompania biometrike iProov dhe kompania për siguri kibernetike, Mvine, që kanë krijuar një pasaportë të vaksinës që po testohet në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë së Britanisë, pasi mori fonde nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Themeluesi dhe njëherësh shefi ekzekutiv i kompanisë iProov, Andrew Bud beson se pasaportat e vaksinave duhet të përmbajnë vetëm dy informacione.
“Një është nëse ky person është vaksinuar dhe informacioni tjetër është se si duket ky person”, thotë ai.
Një punëtore shëndetësore në Petrinja të Kroacisë mban në duar një dozë të vaksinës kundlr koronavirusit të prodhuar nga kompania amerikane, Moderna.
Bud shton se gjithçka që duhet të bëhet me këtë pasaportë është që fotografia e një personi të vaksinuar dhe se nuk duhet ditur as identiteti i plotë i të vaksinuarit.
Konfirmimi i statusit të vaksinimit të njerëzve do të ndihmonte ekonominë e lokaleve të natës, ku vetëm në Mançester të Anglisë janë të punësuar rreth 420,000 persona, thonë ekspertët.
“Ne duhet të shikojmë mënyrat se si t’i kthehemi jetës normale”, thotë Sacha Lord, këshilltar i kësaj industrie dhe bashkëthemelues i festivalit të muzikës Parklife.
Përderisa ka pasur disa eksperimente, ku janë mbajtur koncerte dhe ngjarje të tjera vitin e kaluar, duke aplikuar distancën shoqërore, nga këto ngjarje të organizuara nuk ka pasur përfitime të mëdha, thotë Lord.
“Një ndejë nuk është një ndejë e vërtetë, një festival nuk është një festival i vërtetë, nëse nuk ke mundësi që të jesh krah për krah me miqtë e tu”, shprehet Lord.
“Nuk mendoj se duhet t’i detyrojmë njerëzit që të pajisjen me pasaporta të vaksinës. Kjo do të duhej të ishte një zgjedhje. Por, në hyrje (të festivaleve) nëse nuk ke këtë pasaportë ne do t’iu ofrojmë një mundësi tjetër”, thotë Lord, duke sugjeruar se mundësia tjetër mund të jetë konfirmimi se një person nuk është pozitiv me koronavirus përmes kryerjes së testeve të shpejta për COVID-19.
Ndërkaq, Andrew Bud thotë se certifikatat e vaksinave tashmë kanë nisur të shpërndahen në disa shtete, dhe në Shtetet e Bashkuara, disa leje shëndetësore, të lëshuara nga sektori privat, po përdoren për të lejuar njerëzit të marrin pjesë në ngjarje sportive.
“Mendoj se certifikatat e vaksinave përmbajnë më vete probleme të mëdha sociale dhe politike. Puna jonë është që t’iu ofrojmë teknologjinë e duhur për të bërë të mundshme pasaportat dhe certifikatat e vaksinave… Nuk është detyra jonë që të gjykojmë nëse këto pasaporta e certifikata janë një ide e mirë apo jo”, shton ai.
Probleme potenciale mund të paraqiten rreth diskriminimit, privilegjit dhe përjashtimit të brezit të ri, të cilët pritet të jenë të fundit që do të vaksinohen kundër koronavirusit, tha Bud, duke shtuar se ai beson se autoritetet britanike po i kushtojnë kujdes kësaj çështjeje.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














