Lajme
Pasaporta ‘Covid-19’, nga 1 korriku e disponueshme për vendet e BE-së
Ky dokument do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian dhe do të jetë i disponueshëm në formë digjitale ose në letër
Për të penguar një rritje të infektimeve me COVID-19 për shkak të lëvizjeve në të ardhmen, Bashkimi Europian kërkon të koordinojë përgjigjen e 27 vendeve.
BE propozoi për 1 korrikun një certifikatë COVID digjitale që do të vërtetojë vaksinimin, një test negativ ose shërimin nga virusi.
Ky dokument do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian dhe do të jetë i disponueshëm në formë digjitale ose në letër, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Disa denojnë përmes kësaj certifikate një autorizim të lëvizjes, një kritikë e hedhur poshtë nga kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez.
“Ne nuk po flasim për një pasaportë. Ne nuk po flasim për një dokument udhëtimi, nuk është e nevojshme për të udhëtuar. Ky është një mekanizë. Është një dokument që do të lehtësojë lëvizjen”, theksoi Pedro Sánchez.
Megjithatë elementët konkretë për zbatimin e kësaj certifikate mbeten në duart e shteteve anëtare. Pyetja që ngrihet për fëmijët që udhëtojnë me prindërit e tyre. A duhet të ketë një test PCR negativ për më të rinjtë edhe nëse dy më të rriturit janë vaksinuar plotësisht?
Shumë vende kanë vendosur moshën gjashtë vjeç për t’iu nënshtruar testimit, por ekzistojnë përjashtime.
Portugalia kërkon një rezultat negativ për pushuesit duke nisur nga mosha dy vjeç ndërkpj që Skocia, jo anëtare e BE-së, ka vendosur këtë limit në moshën 11 vjeç.
Fëmijët nën 16 vjeç nuk mund të vaksinohen aktualisht.
“Ne po përpiqemi të ndihmojmë për të marrë teste me një çmim të arsyeshëm. Kjo është arsyeja pse ne kemi hedhur mbi tryezë këtë idenë e testit antigjenik të shpejtë me një numër të madh testesh të disponueshme dhe të përballueshme. Një test i tillë kushton të paktën 5 euro”, theksoi Komisioneri Europian i ngarkuar me Drejtësinë, Didier Reynders.
Objektivi është të mos kalojmë buxhetin familjar kushtuar për pushimet verore.
Certifikata duhet të mbajë hapat e nevojshëm ligjorë për institucionet europiane.
“Shpresojmë ta miratojmë atë gjatë seancës së parë plenare në qershor, javën e 7 qershorit në mënyrë që të mund të hyjë në fuqi më 1 korrik nëse vendet anëtare vendosin shpejt infrastrukturat e nevojshme kritike”, nënvizoi eurodeputeti Juan Fernando Lopez Aguilar (S&D).
Certifikata COVID digjitale duhet të lehtësojë lëvizjet, por nuk do të lehtësojë barrën administrative. Ky dokument do të zhduket sapo të përfundojë zyrtarisht pandemia, e cila gjithashtu do të jetë sinonim i lirisë së lëvizjes të rifituar në Europë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish










