Lajme
Pasaporta e Kosovës, pak funksionale por e dashur për qytetarët
Sipas një raporti ndërkombëtarë, pasaporta kosovare është në vendin e 86-të, ndërsa me të mund të udhëtohet pa viza në 41 vende të botës. Shumë qytetarë thonë se posedojnë pasaportë kosovare edhe pse është pak funksionale
Derisa Kosova nuk është pjesë e zonës Shengen, pasaporta kosovare është funksionale vetëm në 20 për qind të shteteve të botës, ose është funksionale aq sa është pasaporta e Koresë së veriut. Sipas një raporti ndërkombëtarë, pasaporta kosovare është në vendin e 86-të, ndërsa me të mund të udhëtohet pa viza në 41 vende të botës.
Për qytetarët e Kosovës të intervistuar nga REL, pasaporta e shteteit më të ri everopan është e dashur emotivisht, por shumë pak funksionale.
“Duke i pasur parasysh rrethanat, në të cilat jetojmë, mund të them ndoshta nuk e ka vlerën që duhet ta ketë. Unë i takoj një grupi shumë të kufizuar të njerëzve të Kosovës kam pasur fatin të kem vizë dhe më është dhënë mundësia të lëvizi pak më lirshëm. Në përgjithësi, konsideroj se është jashtëzakonisht e limituar mundësia e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë Yllka.
Ndërsa Xhavit Novolani thotë se nuk ka pasaportë të Kosovës pasi që për të nuk ofron mundësi për të lëvizur lirshëm në vende të Evropës dhe më gjerë.
“Pasaportë të Kosovës nuk kam, kam pasaportë të Bosnjës, sepse mundësia për të lëvizur nëpër shtete perëndimore është me atë pasaportë(të Bosnjës), fatkeqësisht, për shkak se shteti im nuk ma mundëson”, thotë ai.
Gentrit Gecaj, student thotë se posedon pasaportë të Kosovës “edhe nuk është që më jep shumë mundësi, por nuk është keq”.
Besa Obërtinca thotë se edhe pse ka pasaportë të Kosovës, për viza nuk ka aplikuar në asnjë ambasadë. “Nuk kam pasur ku të shkoj me të. Në Shqipëri unë shkoj pa pasaportë, edhe askund tjetër. Nuk kam mundësi ekonomike”, tregon Besa.
Laurent Ukaj, i cili studion në Fakultetin Ekonomik thotë se atje ku ka pasur mundësi të shkojë me pasaportë të Kosovës, ka shkuar dhe e ka shfrytëzuar atë: “Po kam pasaportë të Kosovës. E kam të pashfrytëzueshme, nuk kam aplikuar për ndonjë vizë. Procedurat për viza janë shumë të bezdisshme, sidomos pritet të ambasadat”.
Kurse, Burim Krasniqi thotë se ndihet krenar që ka pasaportën e Republikë së Kosovës.
“Vetë fjala pasaportë, ka një autorizim ose identitet të shtetit tonë të pavarur. Me atë pasaportë që e kam, ndihem krenar dhe shpresoj që në të ardhmen do të ndihemi edhe më shumë”, shprehet Burimi.
Qytetarët e Kosovës, vazhdojnë t’u nënshtrohen procedurave dhe pritjeve të gjata për marrjen e vizave për udhëtim në ndonjërin prej vendeve të BE-së. Ata thonë se pritjet për marrjen e vizave janë shumë të bezdisshme.
Liridoni, një i ri nga nga Prishtina, lidhur me këtë thotë: “Pritjet janë shumë të lodhshme, sepse po marrin shumë kohë e shumë dokumente kërkohen”.
Sa i takon çështjes së liberalizmit të vizave i riu Leart Gashi thotë se nuk është optimist, pasi që, sipas tij, Kosova duhet të bëjë edhe shumë punë për liberalizim. “S’ka liberalizim në Kosovë. Derisa e kemi territorin e pacaktuar, ende kufijtë nuk i kemi siç duhet, nuk ka liberalizim siç duhet”, thotë Learti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













