Shkurt.ch
Pasaporta shqiptare alarmon Konsullatën amerikane!
Punëtorja në sportel kishte ndjerë një aromë të pazakonshme kur kishte hapur pasaportën e shqiptarit
Pasi që një punëtore e Konsullatës amerikane në Berlin ishte ankuar për një “erë të çuditshme”, dhe dy koleget e saj ishin ankuar për “probleme me frymëmarrje” ishte bllokuar për disa orë konsullata. Shkaktar i gjithë kësaj tollovie ka qenë, pa dijen e tij, një shtetas shqiptar, respektivisht pasaporta e tij!
Punëtorja në sportel kishte ndjerë një aromë të pazakonshme kur kishte hapur pasaportën e shqiptarit. Kjo aromë i kishte sjellë asaj një “shije metalike” në gojë. Këto ankesa kishin mjaftuar që përgjegjësit e sigurimit të ngrinin alarmin për sulm të mundshëm me gaz helmues dhe të mbyllnin lokalet e konsullatës, njoftojnë mediet gjermane. Të tri gratë e alarmuara janë dërguar në spital për kontroll.
Është dashur të kalonin katër orë që policia të hiqte alarmin dhe të zhbllokonte lokalet e konsullatës.
Personi që kishte shkaktuar këtë kaos, me pasaportën e tij shqiptare po kërkonte vizë për të shkuar në SHBA, ka njoftuar policia e Berlinit. Testi i shpejtë që i është bërë pasaportës së shqiptarit ka konstatuar se brenda saj nuk ka pasur substanca të dyshimta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










