Lajme
Pasojat e Covid-19 sektori i turizmit zviceran do t’i vuajë deri në vitin 2023-2024
Sektori i turizmit i Zvicrës i goditur rëndë nga pandemia, do të vazhdojë të ‘vuajë’ për tre ose katër vjet, sipas një zyrtari qeveritar.
“Ne nuk presim një rimëkëmbje të plotë [të sektorit të turizmit] deri në vitin 2023 ose 2024,” tha Erik Jakob, nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) të premten para gazetarëve në Bern.
Jakob përshkroi një rënie historike të turizmit në Zvicër në vitin 2020 dhe ndryshime të mëdha në turizëm midis qyteteve dhe rajoneve malore. Turizmi urban po vuan më shumë, tha ai, me një rënie të shitjeve deri në 60%.
Por rajone të caktuara turistike, të tilla si kantonet Valais, Ticino dhe Graubünden, përfituan nga të ftuar të shumtë vendas në verë për të lehtësuar ‘dhimbjen’. Në fillim të këtij muaji Zyra Federale e Statistikave njoftoi për një rritje prej 15.6% të numrit të qëndrimeve nga vizitorët vendas në gusht, krahasuar me vitin e kaluar.
Zyrtarët e turizmit ndërkohë po vëzhgojnë me padurim sezonin e ardhshëm të dimrit, i cili sjell zakonisht rreth 2 miliard në vit, shkrun swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













