Lajme
Pasojat shëndetësore që evitohen nëse bëni gjumë të rregullt
Mungesa e gjumit apo dhe fjetja më shumë se ç’duhet, lidhet me rrezikun e lartë të prekjes nga goditja në tru.
Kur gjumi është I pamjaftueshëm? Po i tepërt?
Shkencëtarët japonezë ishin të parët që u përpoqën t’i jepnin përgjigje kësaj pyetjeje. Ata vëzhguan rreth 100 000 burra dhe gra të moshës së mesme për katërmbëdhjetë vjet me radhë. Krahasuar me njerëzit që flinin mesatarisht shtatë orë në natë, personat që flinin katër ose më pak orë, apo dhjetë ose më shumë orë, kishin 50 për qind më shumë mundësi të vdisnin nga goditja në tru.
Një studim i kohëve të fundit i rreth 150 000 amerikanëve e analizoi më thellë këtë çështje. Normat më të larta të goditjeve në tru ndodhnin te personat që flinin më pak se gjashtë orë dhe tek ata që flinin më shumë se nëntë orë.
Rreziku më i ulët ishte te personat që flinin rreth shtatë ose tetë orë gjumë në natë. Studime më të mëdha në Europë, Kinë apo gjetkë konfirmojnë faktin se të fjeturit shtatë ose tetë orë gjatë natës lidhet me rrezikun e ulët të prekjes nga goditja në tru/living
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











