Lajme
Pastrimi i buxhetit
Kosova vazhdon të jetë vend shumë i përshtatshëm për pastrimin e parave. Ky krim financiar, kryesisht kryhet në formë të transaksioneve të paligjshme dhe shpëlarjes së parave nga shtetet e tjera. Me krime si këto, sipas ekspertëve dhe raporteve financiare, po dëmtohet direkt buxheti i Kosovës.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë për 22 raste të hetuara vetëm gjatë vitit 2010, që lidhen me këtë fenomen. Prej tyre, 3 raste janë dërguar në Prokurori, 6 persona janë arrestuar, kurse juanë ngritur 7 kallëzime penale. “Vetëm gjatë vitit të kaluar, për këtë çështje janë hetuar 22 raste “, ka thënë Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Ndërkaq, njohësit e ekonomisë thonë se ky krim financiar, shumë i pranishëm në Kosovë, vjen si pasojë e mungesës së kontrollit të duhur. Shumë transaksione kryhen pa u verifikuar se a qëndrojnë apo a është vlera reale e bartjes së transferit të këtyre parave. Mejdi Bektashi, ekspert i ekonomisë, thotë se ekzistenca e këtij fenomeni në vend, përveç dëmeve që i shkakton ekonomisë, zvogëlon edhe reputacionin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar. “Nënkuptohet se për këtë pastrim gjithmonë ekziston një provizion mjaft i madh, që është përafërsisht 1/3 e vlerës së parave të pastruara”, shpjegon Bektashi. Sipas tij, pastrimi i parave bart në vete shumë rreziqe, pasi përmes tij zhvillohen edhe aktivitete të tjera të paligjshme. Duke filluar nga ato të terrorizmit të përkrahjes së këtyre organizatave, apo krijimi dhe zhvillimi i ekonomisë joformale. “Pasojat janë shumë të mëdha. Përmes këtij fenomeni dëmtohet edhe buxheti i shtetit, ndërsa disa njerëz pasurohen në mënyrë të paligjshme”, thekson Bektashi.
Me qëllim të parandalimit të këtij fenomeni, vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Institucioni, i cili e mbikëqyr parandalimin e shpëlarjes së parave, është Qendra Inteligjente Financiare, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave. Para një viti, kompetencat e kësaj qendre janë bartur nga EULEX-i tek autoritetet vendore. Ndryshe, se pastrimi i parave dhe format e tjera të krimit financiar e dëmtojnë buxhetin, tregon një studim nga Komisionit Evropian në Kosovë, i cili ka gjetur vend edhe në programin qeveritar për luftimin e ekonomisë joformale.
Sipas këtij studimi, në vlerë absolute, ekonomia joformale në Kosovë arrin nga 605 në 793 milionë euro në vit. Prej tyre, ekonomia e hirtë joformale kap vlerën prej 519 gjer në 694 milionë euro dhe ekonomia e zezë nga 79 gjer në 107 milionë euro në vit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













