Lajme
Pastrimi i zonave turistike në Shqipëri
Nga viti në vit përgjegjshmëria e pushtetit vendor në Shqipëri për pastrimin e zonave turistike, kryesisht në bregdet, është rritur
Por, sërish ky angazhim nuk mund ta përballojë ndotjen që prodhon mungesa e edukatës së njerëzve të cilët vazhdojnë të hedhin mbeturinat në parqe pasi i shfrytëzojnë ato.
Anëtarë të korpusit të vullnetarëve nga Tirana, Lezha dhe Shkodra ishin në plazhin e Velipojës, aktualisht plazhi më i madh dhe më i paprekur nga epidemia e ndërtimeve pa leje, raporton Top Channel.
Frekuentimi i tij nga pushuesit nuk ka nisur ende dhe kjo ka bërë që puna e komunës për pastrimin e tij të jetë ende e dukshme.
Por kjo vetëm për pak kohë, pasi kjo sipërfaqe rëre të mbushet nga njerëzit ndaj dhe apeli i vullnetarëve u drejtohet pikërisht pushuesve.
Ndërkohë, në parkun e madh të pishave, zonat që frekuentohen nga pushuesit ditorë, mbeturinat e lëna prej kohësh ende sundojnë sipërfaqen e tij.
Pjesët e këtij parku që kanë mbetur ende pa u rrethuar nga gardhet e telave me gjemba të “pushtuesve” të bregdetit përdoren për piknik gjatë verës. Por, veç mbeturinave që kanë lënë këtu ata që i kanë shfrytëzuar, nuk kanë munguar edhe mbeturinat që mund të jenë shkarkuar nga restorantet.
Qindra thasë me mbeturina u mblodhën në këtë park, në një vend ku kazanët e mbeturinave të vendosura nga komuna janë vetëm dhjetë metra larg.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












