Shkurt.ch
Pastruesja rrëmben trenin, përplaset në një shtëpi
Një suedeze e re afër Stokholmit ka rrëmbyer një tren dhe me shpejtësi është përplasur në një shtëpi
Në Suedi edhe trenat rrëmbehen. Ngjarja që kishte shokuar suedezët kishte ndodhur të martën në ora 3 të mëngjesi, në periferi të Stokholmit.
Një tren pasagjerësh është përplasur me shpejtësi në një shtëpi. Pasagjerët nuk ishin në tren. Por suedezja që kishte kidnapuar trenin ishte bllokuar nën rrënoja dhe duhej të priste më shumë se dy orë për shpëtimin e saj. Ajo është hospitalizuar me lëndime të rënda.
Treni kishte përfunduar në kuzhinë e banesës në katin e parë. Për mrekulli nga banorët askush nuk është lënduar. Megjithatë, banorët ishin evakuuar nga shtëpia.
Zyrtarët e kompanisë hekurudhore suedeze nuk kishin përgjigje se si ka mundur treni nëpërmjet pengesave të përfundonte në këtë shtëpi.
“Treni ka lëvizur më shpejt se sa normalja,” tha një përgjegjës i stacionit hekurudhor për mediat suedeze. Kidnapuesja njëzet-vjeçare ishte punësuar si pastruese në kompaninë e transportit.
Në Suedi ka shpërthyer debati lidhur me sigurinë e vjedhjes të trenave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













