Shqipëria
Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Pragë
Jehona e 105 vjetorit të shtetit shqiptar është ndjerë edhe në Pragë të Çekisë
Përvjetori i 105-të i pavarësisë së Shqipërisë është shënuar edhe në Pragë të Republikës Çeke. Shumë personalitete të njohura, përfshirë diplomatë, akademikë, njerëz të artit e biznesit në Çeki morën pjesë në pritjen që dha ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Riza Poda.
Mes të ftuarve në këtë ceremoni për Festën e Flamurit ishte edhe Presidenti i Senatit të Parlamentit Çek, Milan Stech, shkruan TCH.
Të ftuarit u pritën në sallën kryesore të “Zofin Palace”, ndërsa Himni i Flamurit u interpretua nga këngëtari Kastriot Tusha. Në Festën e Flamurit në Pragë nuk kanë munguar edhe “Sazet e Përmetit”. Shqipëria dhe Çekia i vendosën marrëdhëniet diplomatike 95 vite më parë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













