Shkurt.ch
Pavarësisht kërcënimeve terroriste, miliona njerëz festuan nëpër Evropë
Miliona njerëz në mbarë botën, pavarësisht kërcënimeve për sulme terroriste, u mblodhën në sheshe publike për të përfunduar 2016-ën dhe për të mirëpritur 2017-ën.
Kalimtarët në kryeqytetet e sheshe të mëdha në gjithë Evropën kanë festuar Vitin e Ri, ndërsa nivelet e sigurisë pothuajse kudo janë rritur me qëllim të parandalimit të sulmeve nga terroristët.
Ngazëllimi në Evropë filloi me kremtimin në Sheshin e Kuq në Moskë, ku qielli u “skuq” nga fishekzjarre të shumta, përcjell albinfo.ch.
Gati 500 mijë njerëz u mblodhën në fushat e njohura Elize në Paris për të numëruar sekondat e fundit të vitit të vjetër dhe për të mirëpritur Vitin e Ri.
Brukseli përsëri kishte organizuar fishekzjarre, pasi vitin e kaluar u anulua në minutën e fundit, për shkak të kërcënimeve terroriste.
Në Stokholm shumë njerëz festuan Vitin e Ri në anën veriore të Södermalm, ku ndoqen fishekzjarre të shumta mbi Gjurgarden.
Në Kopenhagë festimet kryesore u zhvilluan në Rodhusplasen.
Në Barcelonë qindra e mijëra u mblodhën në qendër të qytetit për të festuar Vitin e Ri.
Festuan edhe nëpër qytete të tjera në Evropë, si në Lisbonë, Madrid, Oslo, Helsinki, Budapest, Bratisllavë, Vjenë …
Megjithatë kërcënimet terroriste nuk ishin të kota. Viti i Ri mori 39 jetë në një sulm terrorist në Stamboll dhe shumica e viktimave ishin turistë të huaj, duke festuar Vitin e Ri në një të klub të famshëm, “Reina”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













