Kosova
PDK kërkon anulimin e rreth 20 mijë votave të ardhura me postë nga diaspora
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar shfuqizimin e afro 20 mijë votave të dërguara me postë nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Sipas PDK-së, këto fletëvotime kanë mbërritur pas afatit të përcaktuar me ligj.
PDK, e cila u rendit e dyta në këto zgjedhje, pretendon se një numër i madh i votave nga jashtë vendit janë pranuar në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, i cili lejon që votat me postë të pranohen nga KQZ-ja deri një ditë pas zgjedhjeve, më së voni deri në orën 16:00, dhe vetëm nëse kanë vulë postare para ditës së votimit.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, deklaroi se vendimi për pranimin e fletëvotimeve pas afatit është marrë me vetëdije, duke e cilësuar atë si shkelje ligjore. Ai tha se çështja duhet të vlerësohet nga institucionet kompetente.
Në anën tjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, reagoi ashpër ndaj ankesës së PDK-së, duke e quajtur atë një veprim kundër mërgatës. Ai theksoi se procedurat janë miratuar edhe me votën e përfaqësuesve të PDK-së dhe se humbja e kësaj partie nuk lidhet me votat e diasporës.
Në këto zgjedhje, rreth 51 mijë qytetarë nga mërgata ishin regjistruar për të votuar me postë. Nga votat e numëruara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar mbi 30 mijë vota, ndërsa PDK rreth 4 mijë.
Pas përfshirjes së votave me postë, PDK ka humbur një ulëse në Kuvend, ndërsa Vetëvendosje ka siguruar 57 mandate dhe pritet të formojë qeverinë e re sapo të certifikohen rezultatet përfundimtare.
KQZ ka njoftuar se është drejt përfundimit të numërimit të votave me postë, përpara shpalljes zyrtare të rezultateve përfundimtare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana Cyrih – Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur... -
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë -
Forbes rendit Arbër Sejdijin për inovacion në inteligjencën artificiale -
Mërgimtarja ofron 14 dhoma dhe ushqim për familjet në nevojë pas vërshimeve -
Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në Hamburg dhe Berlin
Jeta në Zvicër
-
Parmelin: Viti 2026 duhej të ishte i gëzuar, por një natë tragjike e shkatërroi Guy Parmelin mban fjalim në ceremoninë përkujtimore në Crans-Montana... -
«Greenhouse» ekspozon në Swissbau 2026, panairi më i madh i ndërtimit në Evropë -
Të mbijetuarit e tragjedisë së zjarrit mbajnë një fjalim emocionues -
Presidentët Mattarella dhe Macron bëjnë homazhe në Crans-Montana -
Ceremonia e sotme shënohet me vendosjen e trëndafilave të bardhë









