Lajme
PE mbështet zgjatjen për një vit të certifikatës digjitale COVID
Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile shteteve anëtare të BE-së që të mbajnë në fuqi certifikatën digjitale të vaksinimit për COVID deri në qershor të vitit të ardhshëm, raporton SchengenVisaInfo.com.
Në një komunikatë për media të lëshuar një ditë më parë, bëhet e ditur se PE ka mbështetur me 432 vota pro, 130 kundër dhe 23 abstenime propozimin për vazhdimin e kornizës për qytetarët e BE-së. Skema duhej të përfundonte në fund të qershorit të kësaj vere.
“Për të siguruar që qytetarët e BE-së të mund të përfitojnë nga e drejta e tyre për lëvizje të lirë pavarësisht nga evolucioni i pandemisë COVID-19, PE ka miratuar vendimin e Komitetit të Lirive Civile për të hapur negociatat me shtetet anëtare për të zgjatur certifikatën digjitale COVID-19 të BE-së, e parashikuar të skadojë më 30 qershor, për 12 muaj të tjerë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Propozimi ishte paraqitur për herë të parë nga Komisioni i BE-së në fillim të shkurtit të këtij viti.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












