Lajme
PE: Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat
Në Parlamentin Evropian u miratua një rezolutë me të cilën kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE. Rezoluta u votua nga 49 deputetë, ndërsa vetëm një abstenoi
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi një rezolutë me të cilën i kërkohet Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendi kandidat. Kjo
rezolutë u iniciua nga eurodeputetit kroat Nikola Vuljaniç, ndërsa mori mbështetje nga 49 deputetë, ndërsa vetëm një abstenoi.
Gjatë diskutimeve në Komision u kërkua që të vazhdojë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. Një prej pjesëmarrësve në seance deklaroi se nuk ka rëndësi se kush e qeverisë Shqipërinë, mjafton që të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.
Rezoluta i vlerëson lartë përparimet e bëra nga Shqipëria, drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe veçanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, ndërkohë kërkohet të bëhet më
shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit.
“Qeveria e vjetër pati një tranzicion paqësor. Kemi një opozitë që pranon rezultatin e zgjedhjeve. Kam një parandjenjë se e gjithë kjo procedurë të jep idenë se statusi u vonua vetëm që të vinte në pushtet një qeveri tjetër. Grupi socialist duhet të punojë më shumë”, kërkuan deputetët e PE-së.
Duke mbështetur propozimin e Komisionit Evropian, rezoluta “i bën thirrje Këshillit, të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin kandidat”.
Pas kësaj rezolute, kryeparlamentari Ilir Meta ka thënë se qeveria shqiptare do të vazhdojë me ritëm reformat për integrimin në BE. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, Meta tha se Shqipëria po përjeton momente pozitive dhe se klima në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës është bashkëpunuese.
“Pas disa muajve dhe viteve të humbura kemi mundur të gjejmë një kompromis për të votuar tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian. Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Transferimi i pushtetit ndodhi në mënyrë pozitive. Parlamenti u grumbullua dhe patëm një klimë pozitive. Opozita luan një rol aktiv në seancat plenare”, deklaroi Meta në rezymenë e tij.
Ndërsa kryetari i delegacionit të PE-s për Shqipërinë, Eduard Kukan ka kërkuar një forcim të bashkëpunimit mes opozitës dhe qeverisë, citon BW.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të japë prova të reja për arritjet që do të bëjë në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e vendeve anëtare.
“Ju duhet të na sillni prova të reja. Unë dhe besoj edhe anëtarët e tjerë të Parlamentit ju besojnë. Ka ende vende që mund të mos sjellin mosbesim dhe ato do të shfrytëzojnë momentet negative në mënyrë që të fitojnë vota deri në mbledhjen e Komisionit Evropian dhe ju nuk duhet t`ua jepni këtë mundësi”, deklaroi Kukan.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













