Bota
PE vendos sot për heqjen e llogaritjes së kohës në dimërore dhe verore
Por për ndryshimin përfundimtar nevojitet edhe miratimi nga Këshilli i Evropës, i cili përbëhet nga shtetet anëtare, dhe i cili do të votojë për këtë çështje në qershor të këtij viti
Në pasditen e sotme, e martë 26 mars, Parlamenti Evropian do të vendosë mbi heqjen e ndarjes së kohës në orar dimëror dhe veror, e cila vlen prej mbi 30 vitesh në Evropë. Por, cilido që të jetë vendimi që do të merret sot në Strassburg, ndryshimi i llogaritjes së kohës në BE nuk do të ndodhë përfundimisht, shkruan srf.ch.
Për ndryshimin përfundimtar nevojitet edhe miratimi nga Këshilli i Evropës, i cili përbëhet nga shtetet anëtare, dhe i cili do të votojë për këtë çështje në qershor të këtij viti. Vetë BE mund të vendosë vetëm për heqjen e llogaritjeve sezonale të kohës ndërsa lidhur me llogaritjen e kohës e cila do të jetë në të ardhmen në fuqi, megjithatë do të vendosin vendet veç e veç. Me fjalë tjera: ende nuk është e qartë nëse në të ardhmen do të kemi kohë “të përjetshme” verore ose dimërore, transmeton albinfo.ch. Sipas kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i cili e ka lancuar idenë në gusht të vitit të kaluar, ka më shumë gjasa që të mbetet koha verore.
Nëse pala që kërkon ndryshimin dhe ajo që mbron vazhdimin me të vjetrën arrijnë pajtimin për ndryshimin e llogaritjes së kohës në BE, atëherë vendimi do të jetë përfundimtar dhe koha do të fillojë të mos ndryshohet, nga fillimi i vitit 2021. Në këtë mënyrë shtetet fqinje do të kenë kohë të mjaftueshme për t`u marrë vesh mes vete në mënyrë që në Evropë të mos shpüërthejë një kaos i zonave kohore.
Edhe në Zvicër kalimi në një llogaritje të vetme kohore pritet të kalojë pa vështirësi, thonë në Institutin Federal për Metrologji. Pasi që Zvicra nuk dëshiron të mbetet një ishull kohor, vendet fqinje të saj janë përcaktuese për këtë vendim, transmeton albinfo.ch. Sapo ato të kenë vendosur për llogaritjen e vetme kohore – dimërore ose verore – edhe Zvicra do të veprojë duke e bërë ndryshimin në të njëjtin moment kohor”.
Me këtë rast duhet ditur se në Zvicër është koha dimërore ajo që konsiderohet zyrtare. Pë këtë arsye, nëse shtetet fqinje (njëherësh shtete të BE-së) vendosin për mbajtjen e kohës dimërore, Zvicra do ta ketë më të thjeshtë ndryshimin. Ndërsa, po u përcaktuan shtetet e përmendura për kohën verore, atëherë Zvicra duhet të ndryshojë ligjin, përcjell albinfo.ch. Dhe kjo mund të ketë për pasojë sipas të gjitha gjasave një votim popullor kështu që periudha e nevojshme për ndryshim do të zgjaste pak më shumë”, thonë në Institutin Federal për Metrologji.
Cila do që të jetë zgjidhja, ajo mund të hyjë në fuqi vetëm nga viti 2021, pra mbetet kohë e mjaftueshme deri atëherë. Por kalimi i radhës në kohën e verës na pret këtë të dielë, më 31 mars 2019, kur duhet t`ua ndërrojmë vendet akrepave të orëve tona.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?














