Shkurt.ch
Pedagogu social abuzon seksualisht me 21 fëmijë
Veç kësaj ai ka bërë fotografi pornografike nga ata dhe i ka hedhur pastaj në rrjetin e internetit.
Ndaj një pedagogu social nga Kantoni i Bernës po zhvillohet një proces penal me akuzën për abuzim seksual me fëmijë dhe të rinj që i kishte nën përkujdesje. Ai akuzohet nga prokuroria Berner Oberland se ka shfrytëzuar seksualisht 21 fëmijë dhe të rinj (të gjinisë mashkullore).
Shumicën e viktimave ai i ka njohur fillimisht në cilësinë profesionale të pedagogut social dhe me ta ka caktuar edhe takime private në vonë. Abuzimet kanë ndodhur në kantonin e Bernës, atë të Soloturnit dhe të Bazellandit
Pedagogu 44 vjeçar po ashtu ngarkohet se viktimave të veta u ka dhënë alkool dhe marihuanë. Veç kësaj ai ka bërë fotografi pornografike nga ata dhe i ka hedhur pastaj në rrjetin e internetit.
Ai akuzohet se me abuzim seksual të fëmijëve dhe të rinjve është marrë nga viti 1998 deri në vitin 2011, shkruan bernerzeitung.ch. Në janar të vitit 2012 nëna e njërit nga fëmijët viktima e ka alarmuar policinë pasi që i ka treguar i biri se çka i ka ndodhur me pedagogun.
I akuzuari ka pranuar veprën.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore















