Lajme
Pedofilët do të kastrohen në Maqedoni
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin, me të cilin parashihet “kastrimi kimik” për pedofilët e dënuar, si dhe dënime të rrepta që shkojnë deri në burgim të përjetshëm
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar një ligj të ri që do të ashpërsojë dënimet për pedofilët, duke përfshirë edhe “kastrimin kimik”, bëjnë të ditur mediat në Shkup.
Maqedonia është vendi i parë ballkanik që ndërmerr një nismë të tillë.
Ministri maqedonas i Punëve Sociale, Dime Spasov tha se “kastrimi kimik” (barnat që ulin aktivitetin seksual), të kryera në institucione të specializuara do të duhej të bëhej në çdo gjashtë muaj, pasi autori i një vepre të ketë kryer dënimin.
Pedofilët e dënuar së pari mund të zgjedhin ndërmjet dënimit me “kastrim kimik” në vend të dënimit me burgim.
Rusia, Danimarka dhe Polonia janë disa nga vendet që kanë aplikuar “tredhjen kimike”.
Projektligji gjithashtu përfshin një rritje të dënimeve me burgim për shkelësit deri te burgimi i përjetshëm për abuzimin e rëndë seksual të fëmijëve.
Vitin e kaluar Maqedonia u bë vendi i parë në Ballkan, i cili ka publikuar në internet një listë të të burgosurve të dënuar, me fotot, emrat dhe adresat e tyre.
Që nga viti 2004 janë dënuar më shumë se 230 njerëz për abuzim seksual të fëmijëve dhe të miturve në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës













