Shkurt.ch
Pedofilëve tu ndalohet rreptësisht puna me fëmijë
Dëshirohet që personat e dënuar për keqtrajtim seksual të fëmijëve, të mos kenë fare të drejtë pune me të mitur
Një iniciativë e re popullore që pritet të procedohet për votim kërkon ndalim absolut të të drejtës së punës me fëmijë për personat e dëshmuar si pedofilë.
Iniciativa, që është vepër e shoqatës “Marche Blanche” ka dorëzuar dje në Zyrën Federale 112 mijë nënshkrimet e grumbulluara. 100 mijë nënshkrime janë të nevojshme për tu miratuar për votim një iniciativë në nivelin federal.
Shoqata e përmendur kishte iniciuar edhe iniciativën për mosvjetrimin e veprave penale të abuzimit me fëmijë, shkruan drs.ch.
Më saktësisht, përmes kësaj iniciative synohet të bëhet e mundur që personat e dënuar për keqtrajtim seksual të fëmijëve, të mos kenë fare të drejtë, as në mënyrë zyrtare dhe as vullnetare që të kryejnë ndonjë pune që lidhet me të miturit.
Edhe në kushtet e sotme, abuzuesit seksualë me fëmijët, e kanë të ndaluar ushtrimin e profesionit, por vetëm në rast se delikti ka ndodhur gjatë ushtrimit të profesionit.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana











